Zbulim i ri: Pacientët me Covid-19 nuk janë më infektues pas kaq ditësh

19:53 | 29 May 2020

Është bërë zbulimi i fundit në lidhje me virusin e njohur si Covid-19.

Ekspertët e sëmundjeve infektive në Singapor kanë zbuluar se virusi nuk përhapet pasi pacienti kalon 11 ditë.

Studiuesit panë “ngarkesën virale” në 73 pacientë me COVID-19 për të mësuar se sa infektues janë ditë pas dite.

“Pacientët që mund të rezultojnë pozitivë me koronavirus edhe pas dy javësh, nuk infektojnë të tjerët. Virusi bëhet i pavlefshëm për përhapjen e infeksionit. Replikimi aktiv viral bie shpejt pas javës së parë dhe virusi infektues nuk u gjet pas javës së dytë të sëmundjes,” thonë studiuesit.

Studiuesit sugjeruan që kjo gjetjet do ndihmojë mjekët të vendosin se kur duhet të nxjerrin pacientët nga spitali.

Në SH.B.A., shumë spitale i nxjerrin pacientët pasi të rezultojnë negativë për herë të dytë. Vetëm atëherë këta pacientë konsiderohen të rikuperuar nga COVID-19

Drejtorja ekzekutive e NCID Leo Yee-Sin u shpreh për gazetën e Singaporeanit, Strait Times: “Shkencërisht, unë jam shumë e sigurt se ka prova të mjaftueshme që pacienti nuk është më infektiv pas 11 ditësh”.

Komento: