“Zbulimi Hershëm – Mbijetesë “- Në Prishtinë mbahet marshi kundër kancerit të gjirit

14:08 | 26 October 2019

Sot, në Prishtinë shumë qytetarë kanë alë për të marshuar kundër kancerit të gjirit.

Në këtë ngjarje të quajtur “Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”, ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se ngritja e numrit të rasteve të kancerit të gjirit tregon se duhet të ngritet vetëdija për trajtim më të hershëm.

“Si çdo vit tjetër e shënojmë muajin tetor me këtë ecje simbolike kundër kancerit te gjirit. Kanceri i gjirit nuk i ka kursyer gratë pa marrë parasysh etninë apo pozitën shoqërore. Ngritja e numrit të rasteve të kancerit të gjirit në bënë të shtojmë vetëdijesimin për trajtim më të hershëm”.

Komento: