Zbulohen çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit

11:57 | 12 January 2023

Gazetarja shqiptare zbulon çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit.

Gazetarja, Aida Topalli, zbuloi në emisionin “Goodmornings Albanians”, në Euronews, çmimet për ofrimin e prostitucionit në qendrat e masazhit në Tiranë.

Topalli tha se tarifat maksimale shkojnë deri në 10 mijë lekë [84 euro], ndërkohë që shërbimet mund të ofrohen dhe me një çmim më të ulët.

Ajo shtoi se 80 për iqnd e kësaj shume shkon te pronari i qendrës së masazhit, ndërkohë që vajza e cila shet trupin merr vetëm 20 për qind të vlerës së shërbimit.

“Çmimet nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të lira. Vajzat marrin 20 për qind të tarifës që jepet nga klienti. Për pjesën e rrogës nuk e di, por për pjesën e shërbimit ekstra merr 20 për qind, ndërsa 80 për qind shkojnë te pronari i qendrës së masazheve. Edhe normalisht duket sikur kjo pjesë u pëlqen”, tha gazetarja.

“Kjo nis nga kultura vetjake që ka një individ, këtu hymë te pjesa sociale. Kështu janë rritur dhe gatuar këta njerëz, ndoshta kultura familjare, ndoshta nuk janë mësuar që t’i arrijnë gjërat vetë në jetë dhe mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të arritur diçka dhe për të bërë kaq para”, shtoi ajo.

“Pronarët arrijnë të pasurohen, ndërsa vajzat që punojnë në qendrat e masazhit jo, pasi tarifa më e madhe kalon te pronari”, tha gazetarja.

Komento: