Zbulohen detaje nga marrëveshja mes Milanit, Chelseat dhe Juventusit për Higuain

09:18 | 23 Janar 2019

Zgjati shumë, por në fund u arrit marrëveshja.

Gonzalo Higuain do të fluturojë për në Londër, pasi Milan, Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje.

Lajmin për mbylljen e marrëveshjes e jep Sky Sport Italia.

Marrëveshja u mbyll këtë mbrëmje (e martë), ku Higuain pritet të udhëtojë në mëngjesin e së mërkurës për në Londër në një linjë ajrore të rregullt në vend që të marrë një avion privat.

Nëse kontrata e Higuain regjistrohet të mërkurën, atëherë ai do të ketë të drejtë të luajë kundër Tottenhamit të enjten.

Megjithatë, duhet punë e madhe pasi duhet të kryhen testet mjekësore dhe pastaj kontrata të regjistrohet.

Higuain ishte pjesë e një efekti ‘domino’, pasi Milani arriti marrëveshje me Genoan për 35 milionë eurosh për Krzysztof Piatekun, transmeton telegrafi

Edhe ky do të jetë të mërkurën në mëngjes për teste mjekësore në Milan.

Milan do ta ndërpresë huazimin e Higuain nga Juventusi, duke paguar vetëm 9 milionë euro, nga 18 milionë sa duhet të paguante për një vit.

Mësohet që këtë shumë do të paguajë Chelsea, plus edhe pjesën e mbetur të kartonit që është 36 milionë euro dhe që e posedon Juventusi.

Komento: