Zbulohen detaje shokuese në kohën kur ‘Esmeralda’ luante në Serial

22:56 | 23 February 2019

Zbulohen fakte interesante mbi “Esmeraldën” .

Aktoren e njohur meksikane, Leticia Calderon e njohim për rolin e Esmeraldës, në serialin më të njëjtin titull.

Kjo telenovelë pat thyer rekordet e shikueshmërisë në shumë vende të botës, ajo u transmetua edhe tek ne.

Në ekran ne shihnim vajzën e verbër të pafajshme, por gjatë asaj kohe prapa saj fshihej diçka shumë e keqe, përcjell rtv21.tv Gjatë asaj kohe ajo përdorte substanca narkotike. Këtë Calderon e kishte pranuar për herë të parë në një intervistë në vitin 2014.

Ajo kishte thënë se kur po xhironte serialin po vuante nga vartësia. Vendimin për të hequr dorë nga subsatncat narkotike e kishte marrë vetëm pasi për këtë shkak kishte humbur jetën miku i saj.

Një fakt tjetër për jetën e saj është se bukuroshja meksikane ka dy djem nga martesa e tij me avokatin Juan Colland.

Njëri prej djemve Luciano 14 vjeçar është i diagnostifikuar me Sindromin Doën.

Aktorja i kishte kushtuar atij një libër biografik të titulluar “Luciano Engjulli i jetës sime”.

Aty përshkruan të gjitha sfidat por edhe lumturinë që i sjell djali i saj.

Komento: