Zbulohen detaje shokuese nga ngjarja në Gjilan, policja qëlloi nënën derisa e vajtonte djalin…

15:46 | 25 Shkurt 2020

Janë bërë një javë që nga vrasja e shumëfishtë në Gjilan.

Një javë më parë, një ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë Kosovën, pasi që policja Valdete Bllaca në Gjilan kishte lënë pa shenja jete nënë, babanë, dy vëllezërit dhe më pas kishte bërë vetëvr’asje.

Vr’asja e shumëfishtë është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe zyrtarisht ende nuk ka të dhëna se si ka ardhur deri te ky kr’im.

Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka bërë të ditur për lajmi. net, se në orët e para të mëngjesit policja Bllaca kishte privuar nga jeta katër anëtarët e familjes, përderisa vetëvr’asje kishte kryer gati katër orë më pas.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke hetuar rastin, në të cilin dyshohet se zyrtarja policore, tani e ndjera V.B., në orët e para të mëngjesit rreth orës 7:40 minuta, të datës 18 shkurt 2020, me ar’më zjarri fillimisht kishte vr’arë katër anëtarët e familjes së saj, kurse dyshohet se rreth orës 12:50 minuta, me të njëjtën ar’më kishte kryer aktin e vetëvr’asjes”, ka treguar Xheladini për lajmi. net.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se policja e ndjerë, kishte pranuar më parë tretman mjekësor dhe e kishte pasur të rekomanduar që të punonte pa armë dhe pa uniformë.

“E ndjera kishte pranuar tretman mjekësor, ku në bazë të raporteve ishte rekomanduar që e njëjta të punonte pa uniformë dhe pa armë zyrtare”, ka theksuar Xheladini.

Mirëpo, në anën tjetër burime të lajmi. net kanë treguar në detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë e një jave më parë në Gjilan.

Sipas këtyre burimeve, policja Valdete Bllaca fillimisht e kishte vr’arë vëllanë që ishte në gjumë, ndërkaq babanë e kishte vr’arë në dhomën e ndejës, kurse nënën dhe vëllanë tjetër në korridor.

Sipas po të njëjtave burime, Valdete Bllaca e kishte vr’arë nënën e saj derisa ishte përkulur te koka e djalit të saj të vr’arë në korridorin e shtëpisë.

“Njëri vëlla dyshohet se ka qenë në gjumë, babi është vr’arë në dhomën e ndejës, ndërsa nëna dhe vëllai tjetër në korridorin e shtëpisë. Sipas pozicionit që janë gjetur trupat e viktimave, vërehet se policja e ka qëlluar fillimisht vëllanë e saj në korridor, kurse nënën e ka vr’arë pranë trupit të vëllait të saj e cila ishte përkulur në kokën e të birit”, kanë bërë të ditur burime të lajmi. net, brenda forenzikës.

Sipas po të njëjtit burim, pasi që policja në mëngjes i ka vr’arë katër anëtarët e familjes, ajo ka dalë në kafene me tezën e saj dhe i ka dorëzuar 12 mijë e 500 euro me qëllim që t’ia ruante.

“Gjatë kohës sa ka qenë me tezen, Valdetja non-stop ia ka përmend vdekjen. Edhe tezja ka dyshu që diçka nuk është në rregull pasi që edhe s’ka mundur ta kontrolloj veten. Tezja e vet e ka lajmëruar vëllanë e saj, pra dajën e Valdetes, edhe më pas rreth orës 12:45 ata kanë shku në shtëpi, por kur kanë mbërri aty, Valdetja ka dalë edhe nuk i ka lanë më hy brenda duke thënë që krejt anëtarët e familjes janë duke fjetur, pavarësisht se këta kanë insistuar që të hynë në shtëpi ajo prapë nuk i ka lënë. Valdetja me shpejtësi ka hy brenda në shtëpi edhe pas disa minutave, tezja dhe daja i saj kanë digju të shtëna me ar’më, pra momentin kur ajo ka bërë vetëvr’asje”, ka treguar ky burim.

Pesë anëtarët e familjes Bllaca, Zeqiri, Hanifja, Valdetja, Blerimi e Fisniku, janë varrosur në fshatin Cërnicë të Gjilanit më 20 shkurt të këtij viti.

Komento: