Zbulohen detaje shokuese, privimi nga jeta ndodhi në punishte, pas një mosmarrëveshje në mes të kolegëve

12:32 | 06 Maj 2020

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur opinionin kosovarë sot.

Një person është privuar nga jeta në një punishte në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Dyshohet se ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti që kanë pasur dy punëtorë gjatë ndërrimit të natës.

Nga plagët e marra ka vdekur një person me inicialet A.S, përcjell klan kosova.

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e vepres.

Mësohetse ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 7 e 30 minuta.

Komento: