Zbulohen detaje të reja, ja militant i cilës parti ishte polici që privoi nga jeta punëtorin në kazino

21:41 | 28 March 2019

Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, ka thënë se peticioni qytetarëve në Suharekë u është imponuar.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës për mbyllja e lojërave të fatit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Shoqatën e Lojërave të Fatit.

Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, ka thënë se polici që ka privuar nga jeta punëtorin e kazino-s në Suharekë ka qenë militant i AAK-së.

Veliu, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se asnjëherë nuk është marrë parasysh se rasti në një pikë të lojërave të fatit ka ndodhur nga zyrtari i Policisë dhe me armën e shtetit.

“Ky zyrtar policor sipas deputetit Nait Hasani, ka qenë i afërm i juaji [bali Muharremajt, kryetar i Suharekës], i cili ju ka mbështet edhe gjatë fushatës. Kam informacioni prej anëtarëve të shoqatës që ai ka qenë një militant i zoti që ka mbështet AAK-në gjatë fushatës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, ka thënë se peticioni qytetarëve në Suharekë u është imponuar, pasi sipas tij është logjike që nëse dikujt i drejtohesh me kërkesën se nënshkruaj peticionin do t’i ndalim krimet, ata do të nënshkruajnë.

“Çka ka dashur të fshihet me këtë peticion, të mbrohet polici apo viktima?! Në këtë rast është dashur t’i thirret mendjes sepse siguria e përgjithshme është rrezikuar. Një polic shkon e privon nga jeta një qytetar në vend të punës, atëherë është dashur të jetë brengë e të gjithëve. Në dy vendet që kanë ndodhur rasti në lojërat e fatit kanë humbur jetën punëtorët tonë që kanë mbajtur familje”, tha ndër të tjera Istref Veliu.

Komento: