Zbulohen detaje të reja për foshnjën qe lindi me dy gjini në Prishtinë

11:22 | 04 September 2019

Një ngjarje e pazakontë kë ndodhur të hënën në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë.

Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia.

Për këtë lindje të pazakontë është prononcuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se pacientja ka pasur një lindje normale, shkruna rtv21.

“Foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gr. Pacientja ka pasur një lindje normale mirëpo tani foshnja është duke u trajtuar në repartin e Neonatologjis dhe është diagnostifikuar me Syndroma Hyperplasia e gjëndrres mbiveshkore”, tha Ismajli.

“Që të caktohet sakt gjinia duhet të bëhet kariograni”, shtoi ai.

Për më shumë detaje rreth këtij rasti, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, sot në orën 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp.

Komento: