Zbulohen detaje të reja për skuadrën e re të De Ligt

08:32 | 14 Maj 2019

Konfirmohet se Barcelona është shumë afër transferimit të yllit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Barcelona është shumë afër të nënshkruajë me yllin e ri të Ajax Matthijs de Ligt, ka konfirmuar uebi i besueshëm Goal.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me një kalim larg Holandës, me Barcelonën që duket opsioni i parë për të.

Një burim katalan i ka thënë Goal nënshkrimi me mbrojtësin holandez është shumë afër, por nuk ka ende asgjë zyrtare, përcjell lajmi net.

Barca shpreson ta bëjë njoftimin në ditët e ardhshme, ndërsa është raportuar se transferimi i tij mund të kushtojë rreth 70-75 milionë euro.

19-vjeçari ishte pjesë e befasisë së quajtur Ajax këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ata eliminuan ekipe si Juventus e Real Madrid, por në gjysmëfinale e pësuan nga Tottenham.

Komento: