Zbulohen detajet: Atalanta arrin marrëveshje me Milanin për De Ketelaere

14:34 | 05 Gusht 2023

Atalanta arrin marrëveshje me Milanin për De Ketelaere, zbulohen detajet.

Atalanta ka arritur marrëveshje me Milanin për Charles De Ketelaere.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi nga Bergamo ka marrëveshje të plotë me “Rossonerët” për mesfushorin belg, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja thuhet se është për huazimin e De Ketelaere për një sezon, për çmimin prej 3 milionë eurosh.

Në marrëveshje është përfshirë edhe klauzola e opsionit të blerjes prej 23 milionë eurosh. Ky opsion nuk është i detyrueshëm.

Gjithashtu është përfshirë edhe klauzola e shitjes në të ardhmen, nëse 22-vjeçari do të bëhej i Atalantas, ku 10% e shitjes do t’i takonin Milanit.

Bordi i Atalantas dhe trajneri Gasperini tani janë të sigurt për të bindur lojtarin, me të cilin ende nuk ka marrëveshje të arritur.

Tani, gjithçka do të varet nga vendimi i reprezentuesit të Belgjikës.

Ndryshe, Charles De Ketelaere me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Komento: