
Detajet e kontratës së Dani Alves me Barcelonën.
Tashmë është zyrtare. Barcelona ka zyrtarizuar rikthimin e Dani Alves si futbollist për pjesën e mbetur të sezonit.
Braziliani, i cili ishte pa ekip pas largimit nga Sao Paulo, do të rikthehet në “Camp Nou”, ku u largua nga Blaugranat në vitin 2016.
Deklarata zyrtare nga Barcelona bën të ditur se kontrata e tij do ta lidh atë me klubin për pjesën e mbetur të sezonit, por ai nuk do të mund të debutojë deri më 1 janar.
Siç thekson gazetari Fabrizio Romano, kontrata do të përfshijë një klauzolë që lejon zgjatjen e saj deri në qershor 2023 .
Nga ana tjetër, gazetari Gerard Romero është siguruar që rroga e lojtarit të jetë e ulët, gjithmonë në varësi të performancës së tij.
Ky është nënshkrimi i parë në fazën e re të Xavit si trajner i Barcelonës.