Kontrata e re e Dybalas deri në vitin 2025, me rrogë të rritur dhe bonuse luksoze.
Juventus pritet t’ia vazhdojë kontratën Paulo Dybalas deri në qershor të vitit 2025, në momentin e parë që agjenti i tij do të mund të udhëtojë në Itali.
Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë të re në Allianz Stadium, ndërsa La Gazzetta dello Sport raporton se është vetëm çështje formale marrëveshja e re.
Agjenti i 26-vjeçarit nuk ka mundur të udhëtojë në Torino si pasojë e krizës globale, ndërsa gazetat thonë se bisedimet do të nisin kur të hapen kufijtë.
Dybala aktualisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa rroga e tij do të rritet me kontratën e re, në të cilën do të përfshihen edhe disa bonuse luksoze.
Në 24 paraqitje këtë sezon, sulmuesi i ka shënuar shtatë gola dhe i ka dhuruar nëntë asistime në Serie A, ndërsa pesë gola dhe tri asistime i ka bërë në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.