Ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Rafael Leao ka nënshkruar kontratë të re me Milanin.
Ylli portugez është lojtari kryesor i kuqezinjve të cilët e kanë blinduar me kontratë të re deri në vitin 2028.
Klauzola e lirimit të tij kap shifrën e 175 milionë eurove.
Paga e tij vjetore do të jetë pesë milionë euro, plus bonuset.
Zyrtarizimi për rinovimin e kontratës tani është thjesht çështje orësh.