
Krerët e klubit të Interit raportohet se janë duke përgatitur një kontratë të re për Marcelo Brozovicin.
Kontrata aktuale e kroatit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por Interi planifikon ta mbajë edhe më gjatë lojtarin në radhët e veta.
“L’Interista” raporton se “Nerazzurrët” kanë gati ofertën e re për Brozovicin. Kontrata e re parasheh pagë vjetore prej 4.5 milionë eurove, teksa do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Kujtojmë se 28-vjeçari zyrtarisht është pjesë e Interit që nga viti 2016, teksa një sezon më herët e kishte kaluar si i huazuar nga Dinamo Zagreb.