Savic transferohet në Milano, zbulohen detajet.
Ka qenë përfundimisht një sezon mbi mesataren për Lazio-n e drejtuar nga Maurizio Sarri në Serinë A.
Pavarësisht humbjes 2-0 të pësuar në San Siro kundër Milan-it, renditja flet vetë.
Bardhekaltrit janë në garë për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League që, duke përjashtuar katastrofat, duhet të arrihet. Në mesin e arkitektëve, përveç ish-trajnerit të Napolit, është sigurisht një nga mesfushorët më të kompletuar dhe më të fortë në Europë: Sergej Milinkoviç-Savic.
Ish-lojtari i Genk, në moshën 28-vjeçare, ka arritur pjekurinë e plotë, duke bëjë paraqitje të një cilësie shumë mbi mesataren.
Nga 52 golat e bardhekaltërve, 8 janë shënuan nga mesfushori që ka dhënë po aq asiste në 43 ndeshjet e luajtura në kampionat, Europa League, Conference League dhe Kupën e Italisë. Që Milinkovic-Savic ishte dhe mbetet ndër emrat më të lakmuar në merkato, nuk është asgjë e re.
I kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdhenj në Europë, transferimi i tij është frenuar gjithmonë nga vlerësimi i lartë prej të paktën 70 milionë eurove të kërkuara nga presidenti Claudio Lotito. Gjithsesi, situata, në prag të verës, duket se mund të ndryshojë.
Një nga skuadrat që ka vënë në shënjestër mesfushorin serb është pikërisht Milan-i, sipas mediave italiane. Gjithsesi do të jetë i nevojshëm një kusht i dyfishtë për t’u respektuar në mënyrë që klubi milanez të hidhet në sulm për lojtarin e Lazio-s.
I para është të mposhtet Inter-i dhe të arrihet finalja e Champions League, ku kuqezinjtë do të përballeshin me njërën mes Manchester City dhe Real Madrid.
Kushti tjetër është kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League. Nëse kjo do të realizohej, duke përfituar edhe nga largësia nga Juventusi që prej vitesh tenton ta marrë në Torino, Milan-i do të kishte një plan të qartë për të bindur Lotiton. Le të fillojmë me vullnetin e lojtarit.
Milinkovic-Savic do të preferonte të qëndronte në Serie A sesa të transferohej në Premier League ku ka disa admirues, mbi të gjithë Manchester United. Djalli do të ofronte një huazim me para dhe detyrimin për ta blerë, me kusht që të kualifikohej në Champions League në vitin 2024.
Një propozim që megjithatë nuk do ta bënte Lotiton të kërcejë nga gëzimi. Kërkesa do të ishte 40 milionë euro, të gjitha cash, në muajt në vijim. Situata duhet mbajtur nën vëzhgim edhe nëse – në kushte të caktuara – ende duket shumë e vështirë që Milan-i të mund ta sigurojë mesfushorin.