Zbulohen dy arsyet pse nuk është bërë ende zyrtarizimi i Rangnick tek Milan

08:53 | 10 June 2020

AC Milani po vazhdon kontaktet me Ralf Rangnick për ta bërë atë menaxher të ri të klubit, mirëpo një takim personalisht mes tij dhe drejtuesve të kuqezinjve ende nuk ka ndodhur.

Sky Italia shkruan se drejtuesit e Milant qëllimisht i kanë shmangur deri tani takimit me Rangnick, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi kjo ka ndodhur për dy arsye: së pari është e vështirë të udhëtosh jashtë vendit në këtë kohë pandemie, dhe së dyti sepse sezoni i Serisë A është pothuajse gati për të rifilluar dhe Stefano Pioli duhet të jetë në gjendje të punojë me qetësi.

Megjithatë raporti shton se kontaktet kanë vazhduar në distancë mes palëve dhe ai mbetet kandidati numër një për stolin e Milanit.

Raportohet se Rangnick dëshiron të ndihmohet nga një staf italian pasi të zbret në Milano. /ORAinfo/

Komento: