Zbulohen emrat e këngëtarëve që do të këndojnë në dasmën e Bleros dhe Afronës

08:30 | 05 Korrik 2019

Blero zbulon emrat e këngëtarëve që do këndojnë në dasmën e tij.
Këngëtari i njohur, Blerro Muharremi në muajin shtator dashurinë e tij disa vjeçare me Afrona Dikën do ta kurorëzoj me martesë.

Çifti tash veç se kanë filluar përgatitjet, madje, Afrona ka mbajtur edhe natën e beqarisë. Së fundmi në media qarkulluan lajme për emrat e artistëve që do të këndojnë në dasmën e tyre.

Mirëpo, Blero me anë të një postimi në Instagram tregoi edhe emrat e artistëve që do të këndojnë në ditën më të rëndësishme për ta.

Komento: