Një person ka humbur jetën e tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pas një ngjarje tragjike në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka prangosur dy persona të përfshirë në ngjarjen e sotme në Prishtinë.
Bëhet fjalë për Naim dhe Miftar Mehmetin.
Ndryshe, zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë se dyshohet se të dyja familjet jetojnë në Lagjen e Spitalit.
’Në orën 15:50 ka ndodhur një rast gjuajte me mjete zjarri. Në vendin e ngjarjes kemi gjetë 4 personë të lënduar janë dërguar në QKUK. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Kjo është informata që kemi për momentin. Jemi duke pritur edhe porkurorin për të dalë në vendin e ngjarjes. Besoj që më vonë do të japim edhe info tjera, edhe për motivin. Për momentin nuk mund të spelukojmë asgjë për motivin.”