Zbulohen fotot pas eliminimit të Oliver Ivanoviqit

12:47 | 15 January 2019

Janë zbuluar fotot e para pas eliminimit të politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Para pak ditësh Serbia ka dërguar një raport në drejtim të autoriteve të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me hetimet që po bëhen rreth privimit nga jeta e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në atë raport siç ka deklaruar ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviç, janë dëshmitë e personave të cilët dyshohet se janë të lidhur me veprën.

Ndërsa sot në mediat serbe janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas eliminimit të Oliver Ivanoviqit.

Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinjë i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhen një vit prej kur u privua nga jeta Oliver Ivanoviq.

Me 16 janar në Serbi do të organizohet ndërkohë një protestë masive, me rastin e një vjetorit të privimit nga jeta e Ivanoviqit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u privua nga jeta mëngjesin e 16 janarit në afërsi të zyrës së partisë së tij.

Komento: