Zbulohen kishë e eshtra në Katedralen e Prizrenit

23:14 | 11 Qershor 2022

Vendi ynë nijhet për vlera të mëdha.

Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, iu shtuan vlera të reja të shtunën.

Gjithë kjo fal një hulumtimi 10-vjeçar për objektin, që rezultoi me të dhëna të reja për këtë kishë.

“Kemi gjetë një kishë brenda që i përket shekullit të 11 maksimal shekullit 12” ka thënë Don Shan Zefi, Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Brenda saj u zbuluan varre me shumë eshtra.

Përvec tyre në kishën e identifikua ngjitur me katedralen, dolën në pah edhe zbulimet si qeramika të rëndësishme e monedha të ndryshme.

Në këtë prezantim shkencor u zbulua se edhe vet Katedralja e Zojës Ndihmëtare, daton prej shekullit të 13-të derisa pjesa e epërme e saj u ndërtua gjatë shekullit 19.

Komento: