Kampionët e Serie A, Napoli, takohen me Frosinonen në ndeshjen e parë të sezonit në ligë, ndërsa Milani do të vizitojë Bologna dhe Juventusi do të luajë jashtë në Udinese.
Serie A ka zbuluar orarin e ndeshjeve hapëse për sezonin 2023-24.
Fushata e re e ligës italiane do të nisë të dielën, më 20 gusht 2023, duke përfunduar të dielën, më 26 maj 2024.
Kampioni i Serie A, Napoli do të takohet me skuadrën e sapo promovuar Frosinone në ‘Stadio Stirpe’.
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Interi do të përballet me Monza në shtëpi, ndërsa Milani do të vizitojë Bologna.
Juventusi i Massimiliano Allegrit do ta nisë sezonin ku e mbylli 2022-23, në ‘Dacia Arena’ kundër Udineses.
Roma do të përballet me Salernitanën në ‘Stadio Olimpico’ dhe rivalët e tyre të qytetit Lazio do të takohen me Lecce.
Genoa e sapo promovuar do të takohet me Fiorentina në ‘Marassi’ dhe Cagliari do të vizitojë Torinon.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë çiftet e javës së parë:
Bologna-Milano
Empoli – Verona
Frosinone-Napoli
Genova-Fiorentina
Inter-Monza
Leçe-Lazio
Roma-Salernitana
Sassuolo – Atalanta
Torino-Cagliari
Udinese-Juventus