Zbulohen prapaskena nga transferimi i Leo Duarte të Milan

20:23 | 31 Korrik 2019

Me pak se 24 orë, Leo Duarte do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me AC Milan.

Kuqezinjtë kanë ndjekur lojtarin që një kohë. Kjo është zbuluar nga Serginho, raporton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

“Milani ka ndjekur të paktën tre muaj, Moncada (shefi skautist) e ka ndjekur atë nga afër. Ai është i gatshëm të luajë për Milanin”, deklaroi ish lojtari i Milanit Serginho.

Foto: Serginho

Duarte ka arritur në Milan dhe po i bën testet mjekësore para zyrtarizimit.

Lojtari brazilian po llogaritet si shumë i nevojshëm për rikthimin e Milanit të madh. /ORAinfo/

Komento: