Zbulohen prapaskenat, Allegri u largua nga Juventus pasi nuk ju plotësua kjo kërkesë

14:08 | 18 Maj 2019

Massimiliano Allegri ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventus. Ai do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ në fund të këtij sezoni.

Sipas raporteve të Sky Sport, drejtuesit e Juventusi i thanë JO revolucionit të Allegrit, i cili kërkojë disa blerje të mëdha, përcjell ORAinfo.

Trajneri kërkoi pesë blerje në tregun e transferimit përveç Aaron Ramsey, si dhe shitjet e Joao Cancelo, Paulo Dybala dhe Douglas Costa.

Mos përmbushja e këtij plani sipas gazetës bëri që Allegri të marrë vendim përfundimtar që të largohet nga Juventus. /ORAinfo/

Komento: