Mauro Icardi mund t’i ketë ditët e numëruara të Inter.
Antonio Contes raportohet se nuk e ka në planet e tij sulmuesin argjentinas.
Gazetari i ‘Sky Sport’, Gianluca di Marzio raporton se Icardi vazhdon të mbajë kontakte sekrete me Juventusin.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici tashmë një kohë është në kontakt me Icardin.
Por, ai ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë për transferimin e tij në Torino.
Së fundmi, Inter kishte propozuar shkëmbimin e Icardit me Paulo Dybalan, ide e refuzuar nga Juventus.