Zbulohen prapaskenat: Ky pritet të jetë stafi i Rangnick te Milani

13:43 | 10 May 2020

Milan pritet të bëjë revolucion në afatin e verës.

Ralf Rangnick-Milan, një martesë që për shumë do të bëhet dhe nuk pritet të ketë pengesa.

Gjermani është ekspozuar shumë dhe kur ndodh diçka e tillë, atëherë do të thotë se akordin e ka arritur dhe thjesht tashmë nis mesazhet e para se si do të veprojë.

Madje, “Tuttosport” nis të zbulojë edhe stafin e “Profesorit”. Veç Moncada, figura e të cilit te klubi kuqezi është gjithmonë e më shumë kryesore në merkato për zbulimet e talenteve, dhe Hendrik Almstadt (që do të merret me buxhetin sa i përket blerjeve) pritet t’i bashkohet dhe Paul Mitchell (besniku i tij te Red Bull), si drejtor sportiv.

Rangnick duhet të ndihmohet në fushë edhe nga Lars Konetka (aktualisht zëvendës Nagelsmann te Leizpig) dhe Moritz Volz, edhe ai një tjetër besnik.

Komento: