Napoli ende nuk ka hequr dorë për ta transferuar mesfushorin me tipare sulmuese James Rodriguez.
Ylli kolumbian nuk është në planet e Zinedine Zidane, dhe largimi i tij nga Real Madrid është cështje ditësh, përcjell ORAinfo.
Mediat italiane raporojnë sot se drejtuesit e Napolit janë duke planifikuar një takim në ditët e ardhshme me Jorge Mendes, gjatë të cilit ata do të diskutojnë të ardhmen e James Rodriguez.
Një tentativë e re do të bëhet për mesfushorin kolumbian, pasi dështoi transferi i Pepe nga Lille.
Pavarësisht nga kërkesat e mëdha të Real Madridit, pala italiane është e bindur se mund të arrihet një marrëveshje për Rodriguez. /ORAinfo/