Zbulohen prapaskenat, Piatek ishte pranë kalimit në Real, por çka ndodhi…?

10:08 | 12 February 2019

Krzysztof Piatek ishte kërkuar edhe nga Real Madrid, por ishte Milan që ishte treguar me këmbëngulës për transferimin e sulmuesit polka.

Piatek është duke bërë një paraqitje të sukseshme për Milanin, duke shënuar katër gola që prej arritjes nga Genoa muajin e kaluar.

Mirëpo ish-trajneri Michal Probierz, ka zbuluar se Real Madrid ishte gjithashtu në këkrim të Piatek.

“Deri më tani ai është transferuar mirë dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për t’u bërë një lojtar i madh në nivel ndërkombëtar”, tha Probierz për Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

“Unë jam i sigurt se tani Milan do të kthehet në mesin e katër klubeve të para në Serie A. Më pas, në të ardhmen, ai do të bëhet një yll, i denjë të luajë për Real Madridin”.

“Unë me të vërtetë mendoj se regjisori i Realit do t’i vije keq që nuk u përpjek me shumë për ta blerë atë në janar, pasi ata me të vërtetë menduan për të, por Milan e donte më shumë”, ka thënë Probierz.

“Për tifozët italianë, dhe sidomos tifozët e Rossonerëve, është e mrekullueshme, sepse ata mund ta admirojnë atë çdo fundjavë”.

“Unë jam i sigurt se me karakterin dhe qëndrimin e tij në çdo aspekt të lojës, ai do të jetë ndër sulmuesit më të mëdhenj të brezit të tij”, ka thënë ndër të tjera ish-trajneri i Krzysztof Piatek. /ORAinfo/

Komento: