Zbulohen prapaskenat qe ndodhën gjatë takimit në Bruksel

16:14 | 17 December 2018

Takimi në Bruksel në mes të Ramush Haradinajt dhe Frederica Mogerinit nuk ka përfunduar siç duhet.

E për atë që ka ndodhur në takim ka folur zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ishte pjesë e delegacionit kosovar në Këshillin e MSA-së, ndërsa pas këtij takimi ka thënë se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka treguar se çfarë iu ka thënë përfaqësuesve të BE-së në këtë takim.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstruksionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm.

Komento: