Zbulohen tri problemet që po e pengojnë Rafael Leaon në kontratën e re

22:22 | 19 October 2022

Tri problemet që po e pengojnë Rafael Leaon në kontratën e re – njëra nga to borxhi prej afër 20 milionë euro që lojtari e ka.

Negociatat mes Milanit dhe Rafael Leaos do të vazhdojë për kontratën e re të portugezit, por ka pengesa të shumta, duke përfshirë gjobën që lojtar i detyrohet Sporting Lisbonës.

Leao u zgjedh si ‘Lojtari i Sezonit’ në Gran Gala Del Calcio të hënën mbrëma, pasi tashmë kishte marr çmimin nga Lega Serie A si MVP i sezonit.

Ai u rendit gjithashtu i 14- ti në renditjen e Topit të Artë për vitin 2022, duke bërë që interesi i Chelseat, Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germain të rritet.

Megjithatë, e ardhmja e tij me Milanin është ende në ‘ajër’ dhe kjo për shkak të tre problemeve kryesore me këto negociata.

Problemi i parë ka qenë gjithmonë kërkesat e Leaos për paga, ku ai kërkon rreth 8 milionë euro në sezon, ndërsa Milani po propozon 6 milionë euro plus bonueset.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe klubet me fonde shumë më të mëdha si Chelsea janë duke e shtuar presionin.

Problemi i dytë është se Leao tani i detyrohet 19.5 milionë euro ish-klubit të tij Sporting Lisbona, pasi ka humbur të gjitha betejat ligjore për shkeljen e kontratës.

Ai ishte larguar në gusht të vitit 2018 si lojtar i lirë, duke pretenduar se një pushtim i fushës së stërvitjes nga tifozët e zemëruar përfaqësonte një kërcënim për sigurinë e tij personale.

Leao nuk ishte lojtari i vetëm në atë skuadër Sporting që ndërmori atë veprim, pasi edhe disa të tjerë i ndërprenë kontratën e tyre në mënyrë të njëanshme.

Megjithatë, Leao u urdhërua nga gjykatat të paguajë 16.5 milionë euro plus interesin, duke arritur në 19.5 milionë euro, si kompensim.

Komento: