Sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit, ku pjesëmarrës janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Krerët e shtetit, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj po qëndrojnë në Berlin, me ç’rast do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit.
Para Samitit, Thaçi e Haradinaj në një konferencë për media e kanë quajtur të rëndësishëm Samitin e Berlinit.
Agjenda:
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot rreth orës 14:15 do të zhvillojë një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,
Më pas, rreth orës 16:00, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pastaj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,
Diku rreth orës 17:15 do të kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të dalin në konferencë të përbashkët për media,
Më pas një darkë me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor,
Rreth orës 19:00 pritet të përfundojnë takimet dhe do të realizojnë një foto familjare me të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit dhe në fund do të nxjerrin konkluzione nga Samiti.
Samiti do të vijojë me diskutimet për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.