Zbulohet aksidentalisht e ardhmja e De Ligt

13:38 | 10 Maj 2019

Shuhet çdo dilemë, rreth të ardhmes të yllit të Matthijs De Ligt të Ajaksit.

De Ligt do të largohet nga Ajax Amsterdam, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nëna e Matthijs De Ligt ka lavdëruar klubin e Barcelonës në mes të spekulimeve rreth transferimit të mbrojtësit të Ajaxit te klubi katalan.

Vivian u pyet se ku do të transferohet biri i saj.

Dhe, ajo pati vetëm fjalë lëvdate për Barcelonën, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi net.

“Barcelona është klub i mirë. Matthijs duhet të marr një vendim të madh”, u shpreh ajo.

De Ligt së bashku me Barcelonën kërkohet edhe nga Juventus dhe Manchester City.

Komento: