Zbulohet: Allegri kështu ua kumtoi lajmin lojtarëve se po largohet nga Juventusi

09:19 | 18 Maj 2019

Massimiliano Allegri konfirmoi zyrtarisht dje se do të largohet nga Juventusi përpara verës, pasi Allegri dhe Bianconerët kërkojnë një ndryshim në skenën.

Sipas asaj që është raportuar nga Sport Mediaset, Allegri e kumtoi lajmin tek lojtarët e Juventusit në dhomën e veshjes; duke u thënë atyre se “Të dielën do të jetë ndeshja e fundit e Barzagliut .. dhe e imja”, kishte thënë ai, përcjell ORAinfo.

Juventusi tani do të kërkojë një trajner të ri drejtues për t’i udhëhequr ata në sezonin e ardhshëm, që synim kryesor i tyre mbetët ngritja e trofeut në Ligëne Kampionëve.

Allegri spekulohet se do të shkojë në PSG, por mbetët të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh. /ORAinfo/

Komento: