Zbulohet arsyeja e bisedës së tensionuar mes Kurtit e Konjufcës

13:39 | 15 Shtator 2022

Kërkesa e opozitës që shkaktoi bisedën e tensionuar mes Kurtit, Konjufcës e Bislimit

Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca duket se kanë pasur mospajtime gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Derisa në Kuvend po votohej një mocion i opozitës, kamerat fokusuan kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi duke zhvilluar një bisedë të tensionuar me Konjufcën, raporton Express.

Por, çka i parapriu kësaj bisede?

Para se Kurti të kthehej kah Konjufca, opozita propozoi një mocion, pro të cilit votoi edhe vetë Konjufca.

Ishte Shefi i Deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri, ai i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjeherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI’së, që ishtë planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, nga ora 16:00.

“Meqenëse jemi paralajmëruar për një aktivitet të NDI rreth orës 4 në sallën plenare të Kuvendot, kërkojmë mirëkuptimin nga deputetët në mënyrë që lirojmë sallën në orën 16:00, ashtu siç jemi informuar nga Kryetari i Kuvendit, pra pikën në debatin për grevat e përgjithshme ta zhvendosim tani dhe pyetjet parlamentare dhe ligjet që i kemi ta vazhdojmë pas përfundimit të këtij debate apo edhe nesër,.

Në mënyrë që të mos zhvendoset aktiviteti i NDI, kërkojmë që debatin për grevat ta fillojmë tani, për ta liruar sallën në orën 16:00. Nëse nuk keni vullnet me votu një mocion të tillë procedural, u bëj thirrje administratës dhe Kryetarit të Kuvendit që të bëj një zgjidhje për aktivitetin e NDI në ndonjë prej sallave alternative të Kuvendit”, tha Tahiri.

Komento: