Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes pesë personave në një lokal të kompanisë së derivateve “HIB” në Gjilan.
Përveç grushteve aty janë përdorur edhe mjete të forta si karrige dhe gjësende tjera.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit Ismet Hashani, ka konfirmuar përleshjen fizike dhe sipas tij përleshja fizike ka ardhur pas një fjalosje të ashpër.
Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka konstatuar se të gjithë kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime më të rënda dhe ka pranuar ndihmë mjekësore, raporton Sinjali.
“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast përleshje në pompën e karburanteve HIB- petrol. Nga informatat e marra, incidenti ka ndodhë në orët e vona të natës të datës 12 gusht 2019 ,në mes të pesë personave të dyshuar. Pas një fjalosje të ashper ka ardhë deri te përleshja mes tyre, duke goditur njëri -tjetrin me mjete të forta. Njëri nga personat e përfshirë në incident ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Nga ana e policisë së Kosovës janë identifikuar të dyshuarit dhe në bazë të matjeve ka rezultuar se që të gjithë të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit janë duke i bërë hetimet rreth rastit”, tha Hashani.
Me poshtë e gjeni videon nga momenti i përleshjes: