Zbulohet arsyeja, ja pse u përleshen mes vete futbollistët e Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet arsyeja, ja pse u përleshen mes vete futbollistët e Chelsea

21:14 | 28 Maj 2019

Gonzalo Higuain dhe David Luiz shihen tek kacafyten mes vete.

Momente aspak të këndshme kanë ndodhur në kampin e Chelseat, disa orë para ndeshjes finale ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.

‘Blutë’ kryen stërvitjen në stadiumin ku edhe do të luhet finalja, por ka ndodhur diçka tensionuese mes lojtarëve.

Gonzalo Higuain dhe David Luiz shihen tek kacafyten mes vete, me këtë të fundit që nuk i intereson aspak ta dëgjojë sulmuesin argjentinas, transmeton lajmi.

Arsyeja që ka çuar deri në momentin tensionues ishte ndërhyrja e ashpër që bëri sulmuesi i huazuar te Chelsea ndaj mbrojtësit brazilian.

Ndërsa duket se trajneri Maurizio Sarri nuk e ka duruar dot krejt këtë që ka ndodhur mes futbollistëve të tij.

Italiani vendosi të ikte drejt dhomave të zhveshjes pa asnjë shpjegim dhe me shumë nervozizëm, të cilin e shpërfaq edhe në videon e mëposhtme.

Chelsea dhe Arsenali takohen nesër me fillim nga ora 21:00, në finalen e Ligës së Evropës.

Komento: