City s’e transferoi Paquetan shkaku se ai po hetohet për vënie bastesh.
Ylli i West Ham, Lucas Paqueta është duke u hetuar nga Federata e Futbollit e Anglisë për shkelje të mundshme të rregullores për baste
Paqueta është lidhur me një transfer 70 milionë funte të Manchester City kohëve të fundit, por transferimi i tij ka dështuar shkaku i këtyre akuzave. Sipas asaj që shkruan Daily Mail, transmeton GazetaExpress. FA për momentin është duke e hetuar aktivitetin e basteve të brazilianit.
Edhe pse nuk dihet më shumë për specifikat e jetimit, mësohet që ai ka bërë shkelje në lidhje me ndeshjet e futbollit që kanë qenë në baste.
Lajmi ka shqetësuar West Hamin pasi që sulmuesi i Bretford, Ivan Toney po ashtu u suspendua për tetë muaj pasi që pranoi se kishte bërë 200 shkelje të rregullës për baste të FA. Paqueta arriti në Lyon në gusht 2022 dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit, duke ndihmuar skuadrën e David Moyes që ta fiton Ligën e Konferencës.
City është duke marrë në konsideratë blerjen e një mesfushori ofensivë për ta zëvendësuar Kevin De Bruyne, i cili pritet të mungojë një pjesë të mirë të sezonit pasi që pësoi lëndim në kofshë në ndeshjen e parë të “Cityzens” kundër Burnley në Premier Ligë.
Megjithatë, të premten në mëngjes mediat shkruan që City është tërhequr nga negociatat. Kampionët e Anglisë mendohet se janë duke e marrë në konsideratë transferin e Ezes nga Crystal Palace.
Paqueta ka startuar në ndeshjen e parë të West Ham kundër Bournemouth javën e kaluar, por mbetet të shihet nëse ai do të luajë me Çekanët në ndeshjen e dytë që ata e zhvillon në “London Stadium” të dielën kundër Chelsea.