Zbulohet arsyeja pse Dortmundi e refuzoi Ronaldon

13:05 | 22 Shkurt 2023

Dortmundi e tregon arsyen se përse e refuzoi Ronaldon.

Carsten Cramer, zyrtar i lartë i Borussia Dortmundit, e ka shpjeguar arsyen se përse klubi gjerman e refuzoi transferimin e Cristiano Ronaldos, njërit prej futbollistëve më të suksesshëm të shekullit.

“Vlera e Borussia Dortmundit nuk varet nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale. Jemi një skuadër e futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme. Mund t’i kemi idetë më të mira të marketingut në botë, por nëse më pas humbim 0:3 në shtëpi nga Freiburgu, nuk çon peshë asgjë. I shesim 500 mijë bileta në vit për tifozët, janë ata ambasadorët e Borussia Dortmundit”, u shpreh Cramer në një podcast të “Kicker”, përcjell Gazeta Express.

Ronaldo u largua nga Manchester United në muajin nëntor të vitit që shkoi dhe më pas po e kërkonte një angazhim në Evropë pasi donte të luante në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, klubet e njohura nuk shfaqën interesim për 38 vjeçarin, i cili në fund e zgjodhi klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Komento: