
Rafael Leao ende nuk po luan rregullisht për Milanin. Tani janë shfaqur arsyet pse lojtari nuk po paraqet për skuadrën.
Leao arriti në klub këtë verë nga klubi francez Lille për një tarifë prej rreth 35 milionë euro.
Që nga arritja, lojtari portugez ka bërë vetëm një paraqitje dhe kjo gjithashtu ka ardhur nga banka rezerëvë në Serie A kundër Udineses.
Gazzetta dello Sport thonë se arsyeja pse sulmuesi nuk po luan është sepse klubi mendon se ende nuk e ka kuptuar sistemin që Marco Giampaolo po predikon te kuqezinjtë.
Ata mendojnë se ai është akoma shumë i padisiplinuar taktikisht për atë që mund të jetë një sistem kompleks. /ORAinfo/
