Nesër do të do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e opozitës.
Nesër pritet të mbahet takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me partitë politike por edhe presidentin ku do të flitet për dialogun me Serbinë.
Driton Selmanaj nga LDK në emisionin “Click” lidhur me kërkesën e kryetarit të kuvendit tha “ne kemi dhënë përgjigje tashmë, nuk mund të bëhemi pjesë e këtyre lojërave politike të cilat kanë vendos këto subjekte politike të cilat udhëheqin me vendin të vazhdojnë tutje, madje as nuk i marrin në konsideratë si ftesa serioze”.
Në anën tjetër, Selmanaj tregoi se pse kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme.
“Ne kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për shkak se në adresë të kryetarëve të partive politike ka ardh një dokument prej kryeministrit të vendit e që në fakt quhet si një draft dokument i cili është për marrëveshjen përfundimtare që mund të jetë eventualisht mes Kosovës dhe Serbisë. Ky nuk ka qenë dokument për deputetët, por ka qenë për shefat e partive politike dhe sa kemi informata ne ambasadorë që janë të akredituar në Kosovë”, ka thënë Selmanaj. Selmanaj ka thënë se nëse lexohet me kujdes ky dokument është shqetësues për shkak se siç tha ai kap disa çështje të cilat jo që prekin kushtetutën e Kosovës, por dalin përtej pakos së Ahtisarit.
“Disa të drejta të cilat mendohet të realizohen për komunitetin serb në Kosovë, prekin madje e vet pakon e Ahtisarit. Përmes kësaj ne më pas e dijm që preket vet shtetësia dhe subjektiviteti jonë ndërkombëtar. Duke e parë krejt këtë çasje të kësaj qeverie e në nga ana tjetër ne jemi të vetëdijshëm që presidenti veç e ka një platformë të veten të bisedimeve, nga ana tjetër ku ‘ekipi turistikë’ që është zgjedh së fundmi e që quhet shtetëror thotë që jemi duke u mbledh për me e bo një platformë tjetër. Nuk guxojmë ta lëjmë kaq irionike këtë situatë politke përkundër që është një ndër temat më të rëndësishme të cilat po ballafaqohet Kosova”, ka thënë Selmanaj.