Arteta zbulon përse Ozil nuk u ftua fare për ndeshjen e Arsenalit kundër Man City.
Mikel Arteta thotë se Mesut Ozil nuk u ftua në skuadrën e Arsenalit për takimin me Manchester City në Premierligë për shkaqe taktike.
Ozil nuk ishte në formacionin startues e as në mesin e nëntë zëvendësuesve për ndeshjen e zhvilluar në Etihad, të cilën Arsenali e humbi 3:0 pas golave nga Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Phil Foden.
Manchester City ia mohoi Liverpoolit mundësinë për ta fituar titullin në Premierligë të dielën në Goodison Park.
Pas ndeshjes, Arteta u pyet për mungesën e Ozilit.
Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Për arsye taktike”.