Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero ka hequr numrin 10 nga emri në Instagram.
Të gjithë mendonin se kjo heqje ishte ngase kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është i lidhur me kalimin në “Etihad”.
Ka pasur spekulime që Aguero e ka hequr numrin shkaku që Messi e mban gjithë numrin 10 në fanellë, andaj do t’ia lirojë.
Mirëpo, e vërteta është që këtë ndryshim të emrit, Aguero e ka bërë me 10 dhjetor të vitit 2019.
Andaj, nuk ka fare lidhje me kalimin e Messi-t në “Etihad”.
Sidoqoftë, gjiganti anglez i ka ofruar kontratë trevjeçare gjashtë herë fituesit të Topit të Artë dhe mbetet të shihet nëse do realizohet transferimi.