Zbulohet: Barcelonës i duhen 180 milionë euro për Neymarin

17:45 | 04 Mars 2020

Barcelonës i duhen 180 milionë euro për Neymarin.

Gjiganti katalunas synon ta rikthejë yllin brazilian nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që vjen

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar është objektivi numër 1 i Barcelonës për verën që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell Gazeta Express.

“Blaugrana” duhet t’i bëjnë gati së paku 180 milionë euro për ta rikthyer sulmuesin brazilian.

28 vjeçari ishte transferuar në “Parkun e Princave” në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Barça dështoi ta rikthente përfaqësuesin brazilian gjatë verës së shkuar, por planifikon të tentojë përsëri në verën që vjen.

Edhe vetë ish-futbollisti i Santosit është i interesuar të rikthehet tek kampioni aktual spanjoll.

Komento: