Zbulohet biseda telefonike mes Klopp dhe Guardiolës pas finales së mbrëmshme

14:39 | 02 Qershor 2019

Jurgen Klopp ka zbuluar bisedën telefonike me Pep Guardiolën pas finales së mbrëmshme në Champions.

Klopp ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiolën, pak pasi Liverpooli i tij e mposhti Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e mposht 2:0 Tottenhamin të shtunën në Madrid falë golave nga Mohamed Salah dhe Divock Origi, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Ky është trofeu i parë për Kloppin si trajner i Liverpoolit pas katër vjetësh në Anfield. Triumfi në Madrid i siguron të kuqve një përfundim të suksesshëm në këtë sezon, pasi ishte shumë pranë titullit edhe në Premierligë, të cilin në fund e mori Manchester City pas një garë të çmendur.

Duke folur pas ndeshjes në Ëanda Metropolitano, Klopp tha se Guardiola i kishte telefonuar për ta uruar për triumfin.

“Para pak sekondash fola me Pep Guardiolën në telefon. Ne i premtuam njëri-tjetrit se sezonin e ardhshëm do ta shqelmonim njëri-tjetrin përsëri. Do të luftojmë për gjithçka dhe do ta shohim se kush çka fiton”, tha Klopp.

Komento: