Zbulohet biznesmeni që dëshiron ta tranferojë Messin te Interi

11:46 | 01 August 2020

Ky është gjiganti kinez që dëshiron të transferojë Messin te Interi.

Në vitin 1990, Lionel Messi ishte trevjeçar, atëherë kur ishte themeluar Kompania Suning në Kinë, duke shpërthyer më pas në botën e biznesit.

Tani, në vitin 2020, gjiganti kinez dëshiron që të transferojë gjashtë herë fituesin e Topi të Artë te klubi italian.

Për të realizuar transferimin e Messit, duhet të kenë 260 milionë euro sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport.

Kjo duket se nuk është e pamundur, me Suning që ka një pasuri 77.24 miliardë euro pasuri me 280 mijë të punësuar nëpër botë.

Në vitin 2019, kompania kineze kishte fituar 1.69 miliard euro, me figurat kryesore që cilësohen si një ndër më të pushtetshmit në Kinë.

Në krye të kompanisë është Zhang Jindong, që rangohet në listën e 30 njerëzve më të pasur në Kinë me një pasuri prej 8.3 miliardë euro, sipas magazinës Forbes.

Jindogn njihet si një adhurues i madh i futbollit, derisa nën pronësi ka edhe klubin Jiangsu Suning. Ata po ashtu kanë të drejtat televizive për ligat si, Superliga e Kinës, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

Sunging ishte dashuruar në historinë e Interistëve, duke blerë në vitin 2016 70%të aksioneve për 270 milionë euro.

Komento: