Zbulohet cilin numër do ta mbaj De Ligt te Juventusi

12:09 | 16 Korrik 2019

Matthijs de Ligt do të arrijë nesër në Juventus me mjekun e tij për t’i kryer testet mjekësore, pas marrëveshjes që klubi italian thuhet se ka arritur me Ajaxin për 65 milionë euro plus bonuse në një total që arrin në 75 milionë euro.

De Ligt te Juventusi do të mbajë numrin 4 në fanellën e tij.

Sipas Sky Sport Italia raporton se marrëveshjet janë të gjitha në vend dhe ai do të fluturojë të martën pasdite, ndërsa testet mjekësore do t’i përfndojë të mërkurën në mëngjes, përcjell ORAinfo.
Drejtori i Ajax Marc Overmars konfirmoi sot se “fundi është në horizont, tani ka të bëjë me garancitë bankare”.

Mbrojtësi, tashmë kishte pranuar kushtet personale që besonin se ishin me vlerë prej 8-9 milion euro në vit plus shtesa për të arritur një pagë prej 12 milion euro në vit për një kontratë pesëvjeçare.

Ai është i vendosur të vesh fanellën me nuëmr 4 dhe fillimisht pritet të mbërrin në Torino këtë mbrëmje, e cila do të ishte pikërisht një vit pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Është raportuar se do të ketë një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e tij, e cila do të rritet nga viti në vit.
De Ligt përfaqësohet nga agjenti Mino Raiola dhe gjithashtu është kontaktuar nga Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Ai ka bërë 117 paraqitje konkurruese për Ajax në nivel të lartë, duke shënuar 13 gola – duke përfshirë një në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të eliminuar Juventusin – dhe duke ofruar shtatë asistime.

Në këto 117 ndeshje, mbrojtësi qendror mori 15 karton të verdhë dhe asnjë të kuq. /ORAinfo/

Komento: