Zbulohet data kur do të zyrtarizohet transferimi i Hazardit te Real Madrid

13:55 | 03 Maj 2019

Eden hazard do të largohet nga Chelesa pas përfundimit të këtij sezoni.

Pas transferuan Eder Militaon nga Porto, Real Madrid janë afër mbylljes së marrëveshjes me Chelsean, për Eden Hazard.

Për yllin belg, ‘Los Blancos’ do të paguajnë mbi 100 milionë euro, në tentativën e tyre për të gjetur një zëvendësim të denjë për Cristano Ronaldon.

‘Marca’ shkruan se Real Madrid po përgatiten për zyrtarizimin e këtij transferimi, dhe ky njoftim pritet të vijë me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.

Eden Hazard nuk është emri i vetëm i madh që do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’. Atij mund t’i bashkohet edhe Paul Pogba i Manchester United.

Komento: