Zbulohet destinacioni i ri i Belottit

16:19 | 23 Korrik 2022

Ekipet e Premier Ligës pas Belottit.

Newcastle, Everton dhe West Ham United janë ekipet që kërkojnë transferimin e Andrea Belottit.

Belotti është lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Torinon, përcjell lajmi.

Italiani ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, por ka disa klube që e presin vendimin e lojtarit.

Sipas ‘The Sun’, Newcastle, Everton dhe West Ham United janë ekipet nga Premier Liga që e duan në radhët e tyre lojtarin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij.

Komento: