Muriqi e ka mendjen veç te Turqia.
Sulmuesi kosovar i Lazios nuk është i interesuar të transferohet as në Angli, e as në Francë e Rusi
Vedat Muriqi duket se e ka ndarë mendjen.
Sulmuesi kosovar e sheh të ardhmen e tij veç në futbollin turk.
27 vjeçari do të largohet këtë muaj nga Italia pasi nuk arriti të linte gjurmë në Lazio.
Për një vit e gjysmë prizrenasi ia doli t’i shënonte vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, Lazios i ka humbur durimi dhe ka vendosur ta shesë përfundimisht përfaqësuesin kosovar.
Këtë muaj, interesim për Muriqin kanë shfaqur klubet angleze si Leeds United, Hull City e West Bromwich Albion.
Ndërsa, në Francë atë e pëlqen Saint Ettiene e në Rusi, CSKA Moska.
Por, në mendjen e ish-futbollistit të Rizesporit qëndron vetëm Superliga turke, njoftojnë mediat italiane.
Ai dëshiron të rikthehet në Stamboll, ku e presin krahëhapur ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray, shkruan Gazeta Express.
Muriqi është duke e pritur një ofertë zyrtare nga ndonjëri prej gjigantëve turk.
Ai e kaloi pjesën më të mirë të karrierës në futbollin turk.