Tashmë është mësuar e ardhmja e lojtarit të Manchester Cityt, Silvas.
Mesfushori kualitativ spanjoll mund të mbetet në Angli derisa të përfundojë sezoni 2019/2020, i cili mund të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor
David Silva nuk do të largohet nga Manchester City, të paktën edhe pak muaj.
Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata me kampionin aktual anglez në muajin qershor.
Por, pasi sezoni i ndërpre dhe pritet të vazhdojë në pjesën e dytë të qershorit, veterani i mesfushës mund të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në përfundimin e sezonit 2019/2020.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Times”.
Kampioni i botës me Spanjës e ka kaluar një dekadë tashmë në klubin anglez dhe këtë verë pritet të largohet prej aty.
Nuk përjashtohet mundësia që ish-përfaqësuesi spanjoll ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.